”Na pret kohë e paqartë, përdoreni maskën edhe kur s’obligoheni”

 ”Na pret kohë e paqartë, përdoreni maskën edhe kur s’obligoheni”

Profesori britanik, Adam Finn, i cili është anëtar i Komisionit të Përbashkët për Vaksinim dhe Imunizim, ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm janë kohë shumë e paqartë dhe bëri thirrje që njerëzit të ndërmarrin masa mbrojtëse kundër koronavirusit, si përdorimi i maskave, edhe nëse ato nuk janë obligative me ligj.





I pyetur rreth gjendjes që na pret në dimër, profesori Finn tha: “Mendoj se të gjithë jemi të shqetësuar. Jemi në një pozicion të paqartësisë, siç kemi qenë nga fillimi. Gjërat po ndryshon vazhdimisht dhe ndonëse e kemi njëfarë pamje për të ardhmen dhe kemi mësuar shumë rreth programit të vaksinimit dhe gjërave tjera, ende ekziston një nivel i lartë i paqartësisë.”

Sipas tij, çlirimi i sjelljes së njerëzve mund ta përkeqësojë situatën. “Njerëzit po sillen e po ndërveprojnë në mënyrë më normale dhe do të shohim qarkullim të infeksioneve që pak a shumë u zhdukën dimrin e kaluar. Ato do të jenë barrë shtesë”, tha ai.

“Vërtet nuk dimë se çfarë do të ndodhë me trendin në rastin e Covid-it, por ai qartazi është ende duke qarkulluar, prandaj mendoj se po hyjmë në kohëra shumë të paqarta”, shtoi profesori.

“Do t’i inkurajoja fuqishëm njerëzit që të vazhdojnë me zbatimin e masave, ndonëse nga ta nuk kërkohet një gjë e tillë. Unë ashtu po bëj. Personalisht, e përdor maskën kur jam brenda me njerëz të tjerë dhe po i shmang kontaktet sociale përtej nivelit të ulët. Mendoj se nëse të gjithë vazhdojnë kështu, mund ta ulim rrezikun deri në një masë”, tha në fund Adam Finn.





TË TJERA