Ndodh edhe kjo: Dasmorët bllokojnë autostradën, kërcejnë mbi makina në mes të rrugës

 Ndodh edhe kjo: Dasmorët bllokojnë autostradën, kërcejnë mbi makina në mes të rrugës

Autostrada e Laçit është bllokuar këtë mëngjes nga një grup dasmorësh të cilët lanë makinat duke kërcyer me shami në duar nën tingujt e muzikës.





Disa prej tyre hipën edhe mbi makina për të treguar gëzimin e kësaj ditë të rëndësishme për çiftin që po martohet.

Bllokimi për disa minuta i rrugës ka sjellë zemërim të qytetarëve të tjerë, të cilët u kanë rënë borive.

Në mbikalim ndodhet edhe kameramani i cili i filmon ndërsa kërcejnë.

Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet grupi i dasmorëve që kanë ndaluar automjetet dhe kërcejnë në rrugë me shami në duar.





TË TJERA