Në këtë ditë zhvillohet finalja e madhe e Kupës në futsall

 Në këtë ditë zhvillohet finalja e madhe e Kupës në futsall

Të mërkurën më 14 prill në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun e kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova.

Kjo sfidë pritet me shumë interes për faktin se luhet për trofeun e dytë më të lakmueshëm në futsallin kosovar.

Për shkak të gjendjes me pandeminë edhe kjo ndeshje do të luhat pa praninë e shikuesve.

TË NGJASHME