Në QKUK kryhet një operacion i rrallë i zgjerimit të artieres së barkut

 Në QKUK kryhet një operacion i rrallë i zgjerimit të artieres së barkut

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues.





Njoftimi i plotë:

Me sukses, në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues.
Operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.

Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm.

Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro./arbresh.info/





TË TJERA