Nënkryetarja e Shkupit: Nga informacionet e para autobusi ka kontrabanduar naftë dhe fishekzjarre

 Nënkryetarja e Shkupit: Nga informacionet e para autobusi ka kontrabanduar naftë dhe fishekzjarre

Nënkryetarja e Shkupit nga partia Aleanca për Shqiptarët, Bujare Abazi ka thënë se sipas informacioneve të para qoftë nga institucionet maqedonase ashtu edhe nga ato bullgare, janë dyshimet se në autobusin e “Besa Trans” nga Shkupi po kontrabandohej naftë dhe mjete piroteknike.

Abazi tha për T7, se kjo flet për një sistem të korruptuar dhe që ka bërë lëshime.

“Mund të them se ishte një ditë e trishtë jo vetëm për Shkupin dhe për tërë rajonin. Aq më tepër për ne që vijmë nga Çairi dhe rrethi këtu ku kishte shumë nga ta që ndoshta edhe i njohim. Ne e shohim nga informatat që vinë qoftë nga institucionet këtu, qoftë nga ato të Bullgarisë se faktikisht ka pasur një lëshim të institucioneve në zinxhir. Kemi një autobusi pa licencë. Kemi një autobus që ka kaluar në doganë pa u kontrolluar nga asnjëri, pastaj ka kontrabanduar, siç ishin informatat e para, karburant dhe fishekzjarrë. Kjo flet se ne faktikisht kemi një sistem të korruptuar që në vazhdimësi ka bërë lëshime”, ka thënë ajo.

TË TJERA