“Nëse paska kaq rritje të madhe ekonomike, si ka mundësi që nuk ju paska penguar e kaluara e këtij vendi”

 “Nëse paska kaq rritje të madhe ekonomike, si ka mundësi që nuk ju paska penguar e kaluara e këtij vendi”

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Faton Abdullahu, ka thënë se nëse paskemi rritje ekonomike kaq të madhe sikundër pretendon Qeveria sot, si ka mundësi që për këtë rritje nuk ju paska pengu e kaluara e këtij vendi ‘e keqe me tona të këqijat’ siç trumbeton kjo Qeveri pa ndal.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Abdullahu ka komentuar deklaratat nga Qeveria Kurti, ku thonë se Kosova ka rritje ekonomike të pashembullt.

Ai ka thënë se nëse paskemi rritje kaq të madhe, si ka mundësi që për këtë rritje nuk ju paska pengu e kaluara e këtij vendi ‘e keqe me tona të këqijat’ siç trumbeton kjo Qeveri pa ndal.
“Për çdo ngecje, dështim apo gabim sot, Qeveria aktuale ka përgjigje alaminut ‘smund t’i përmisojmë ne për pak muaj gabimet e juaja për shumë vite’. Mos more. E keqja është se, edhe për krejt të kaluarën e vendit tonë edhe për gjendjen ekonomike sot ju keni ‘syza populiste’ dhe as nuk shihni mirë dhe as nuk jepni vlerësim të drejtë”, ka shkruar Abdullahu.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

TË TJERA