Nga sot në këtë qytet të Kosovës do të dënohesh nëse gjuan mbeturina në rrugë

 Nga sot në këtë qytet të Kosovës do të dënohesh nëse gjuan mbeturina në rrugë





Sot në orën 15:45 në Stacionin Policor në Gjakovë nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në territorin e komunës së Gjakovës.

Më herët gjatë ditës vazhdon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. Aksioni nis prej orës 10:00 tek ura në Shkugëz, ndërsa këtij aksioni i bashkëngjiten vullnetarë të shumtë, KFOR-i, policia etj.

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe komandantin e policisë ka mbajtur një mbledhje më 10 maj, me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lansuan platformë për shqiptimin e tyre.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat, i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheqë në afat brenda 15 ditësh.

19 zyrtarët komunalë do të jenë në aksion të përditshëm për shqiptimin e këtyre gjobave kostoja e të cilave është e përcaktuar me ligj.





TË NGJASHME