Një selfie nga “shefja”, për buxhetin më të madh në Republikë

 Një selfie nga “shefja”, për buxhetin më të madh në Republikë

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ka miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

E shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka mirëpritur këtë vendim së bashku me deputetët e tjera.

Ajo bëri një selfie me bashkëpartiaket duke theksuar se projektbuxheti i votuar është buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në Kosovë.

“Me 65 vota PER, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, sonte u miratua në lexim të parë projekt buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2022 në vlerën prej 2, 7 miliardë Euro!
Ky është buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në Republikën e Kosovës!”, tha ai

TË TJERA