Njeriu më i pasur në botë dëshiron të jetë i “pavdekshëm”, Jeff Bezos financon kompaninë që hulumton dhe lufton procesin e plakjes

 Njeriu më i pasur në botë dëshiron të jetë i “pavdekshëm”, Jeff Bezos financon kompaninë që hulumton dhe lufton procesin e plakjes

Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, është duke financuar kompaninë bio-teknologjike Altos, që hulumton se si zhvillohet procesi i plakjes së qelizave.





Miliarderi amerikan që njëherit është njeriu më i pasur në botë, po financon start-up kompaninë bio-teknologjike Altos Labs, që punon në hulumtimin se si zhvillohet procesi i plakjes së qelizave – ku me këto gjetje do të duhej t’i zgjatej jeta një njeriu, transmeton Telegrafi.

Bezos që ka në pronësi patundshmëri që kapin vlerën e rreth 201.3 miliardë dollarëve, në biznes hyri së bashku me kolegun e tij miliarder, Yuri Millner.

Kompania Altos Labs në fillim të këtij viti ka konfirmuar se ka mbledhur rreth 270 milionë dollarë, për hulumtimin e potencialit të riprogramimit të qelizave dhe teknologjinë që do të mund të ndihmonte që kafshët të rinoheshin, që më vonë do të mund të aplikohej edhe tek njerëzit.

Edhe pse deri më tani dihet pak për këtë kompani, të punësuarit e parë tregojnë për teknika të ndryshme kundër plakjes nga një laborator do të mund të ishte e mundur një gjë e tillë.

Është interesant se në mesin e tyre është edhe Dr. Sinja Jamanaka, pionieri në këtë lloj hulumtimi dhe njëherit fituese i çmimit Nobel për Shkencë gjatë vitit 2012. Ai gjatë hulumtimeve të tij ka konfirmuar se shtimi i katër proteinave në qeliza, do të mund të nxisnin rikuperimin e saj në gjendjen e mëparshme.

Në Altos Labs është i angazhuar edhe Dr. Juan Carlos Izpisu Belmonte, biolog spanjoll që punon në Institutin Salk të Kalifornisë, dhe që konsiderohet edhe ai pionier i të ashtuquajturës ndryshimi i qelizës. Në vitin 2016, arriti me sukses të demonstroj teknikën embrionale të qelizave të cilat i injektoi te brejtësit, që treguan shenja të ndryshimit të pleqërisë.

“Ky riprogramim i qelizave është një eliksir potencial i jetës”, ka thënë shkencëtari i cili në atë kohë punon në përzierjen e qelizave embrionale të majmunit dhe njeriut.

Në këtë ekip është edhe shkencëtarja amerikane Dr. Jennifer Dudna, që këtë vit fitoi çmimin Nobel për Kimi.

Ajo ka marrë pjesë në kërkimin e metodave të modifikimit gjenetik, që do të mund të jepte fryt në kërkimin e metodave të modifikimit gjenetik, që do të mund të çonte në zhvillimin e terapive inovative në trajtimin e sëmundjeve serioze.

Bezos më herët kishte investuar shuma të majme të parave në kompaninë Unity biotechnology, qëllimi i së cilës është “zgjatja e periudhës në të cilën një person kursehet nga sëmundjen që ndodhin si rezultat i procesit të plakjes”. /Telegrafi/





TË NGJASHME