Nuhiu: Do të jetë ndeshje e vështirë kundër Prishtinës, por jemi të përgatitur

 Nuhiu: Do të jetë ndeshje e vështirë kundër Prishtinës, por jemi të përgatitur

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në një konferencë për media para ndeshjes së derbit me Prishtinën, tha se do të jetë një lojë e rëndësishme për dy skuadrat që vitet e fundit kanë luftuar vazhdimisht për titullin e kampionit, njofton Klankosova.tv.

Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, do të takohen dy skuadrat të cilat në vitet e fundit gjithmonë kanë luftuar për kreun, ndeshje që dëshirojnë përqëndrim, skuadra kundërshtare ka lojtarë cilësore në dy fazat”, tha Nuhiu.

Djemtë janë mirë fizikisht dhe janë gati të sakrifikojmë gjithçka për ndeshjen e nesërme, vlerësim maksimal për ekipin kundërshtar, por në asnjë moment nuk do të nënvlerësojmë vlerat dhe cilësitë tona që kemi”.

Ka qene e dhimbshme që në dy ndeshjet e fundit të humbin, krejt cka na ka mungua është krijimtaria dhe s’kemi arritur të finalizojmë dhe të krijojmë më tepër”, theksoi Nuhiu.

TË TJERA