Nuk donte të vonohej, 37 vjeçari shkon duke vozitur në testin e tij të vozitjes për patentë shofer

 Nuk donte të vonohej, 37 vjeçari shkon duke vozitur në testin e tij të vozitjes për patentë shofer

Një burrë 37-vjeçar në Gjermani nuk dëshironte të vonohej për testin e tij të vozitjes.

Zgjidhja e tij ishte e thjeshtë: do të shkonte duke vozitur atje.

Instruktori i vozitjes dhe ekzaminuesi mbetën pa fjalë kur burri parkoi makinën e tij para syve të tyre. Gabimi i tij fatal bëri që testi të anulohej.

37-vjeçari u tha zyrtarëve se e kishte marrë makinën për të shkuar me kohë në test.

Ai tani do të përballet me një padi për drejtimin e automjetit pa patentë.

Policia ka hapur gjithashtu një hetim për pronarin e makinës.

TË TJERA