“Nuk është fundi i botës”, Kurti flet për mosftesën në Samitin e Demokracisë në SHBA

 “Nuk është fundi i botës”, Kurti flet për mosftesën në Samitin e Demokracisë në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti duke folur për mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA ka thënë se partneriteti i Kosovës me ta është shumë i fuqishëm.

Sipas tij mosftesa në një konferencë nuk është fundi i botës dhe se aleanca me SHBA nuk mbahet në fije të perit.

“Sigurisht që jo aty ku nuk më keni parë ende do të më shihni. Ka kohë të mjaftueshme për të parë cka nuk keni parë. Janë disa gjëra që për bindjen time janë të palëkundshme sic është alenaca e Kosovës me SHBA-në. Ajo nuk është një aleancë ose partneritet që bahet për fije të perit por është diçka që është përtej brezit tonë, ka nisur shumë më herët edhe do të vazhdojë. Edhe kur nuk na ftojnë në ndonjë konferencë dhe besoj që nuk është ndonjë problem”, tha ai në ATV.

TË TJERA