‘Nuk shtrohet pyetja se a e fiton Vetëvendosja Prishtinën, por a i merr 65% apo jo’

 ‘Nuk shtrohet pyetja se a e fiton Vetëvendosja Prishtinën, por a i merr 65% apo jo’

Arbër Zaimi nga Vetëvendosje i ka thurë lavde kandidatit për Prishtinën, Arben Vitisë duke shtuar se nuk shtrohet pyetja se a është “njerëzor”, pasi çdo njeri është.





“Pyetja shtrohet se çfarë njeriu është. Arben Vitia është njeri modest, që e sheh veten me sy kritik, dhe nuk ka dëshirë të bëjë shumë zhurmë.”, ka shkruar ai në reagim.

“Ai është (dhe ka qenë gjithmonë) ndryshe nga ish-kryetarët dhe kundërkandidatët aktualë, që janë veç marioneta neoliberale të pushtetit të oligarkëve.
Nuk shtrohet pyetja se a e fiton Vetëvendosja Prishtinën, por a i merr 65% apo jo.”, ka shtuar mes tjerash Zaimi.





TË TJERA