Olluri: Kurti vetëm 4 rreshta për diasporën në programin qeverisës

 Olluri: Kurti vetëm 4 rreshta për diasporën në programin qeverisës

Gazetari Parim Olluri ka komentuar plan-programin e publikuar ditë më parë nga qeveria e Albin Kurtit.

Olluri ka shumë vërejtje lidhur me programin qeverisës.

“Këto më shumë janë premtime të mbledhura se sa janë program i detajuar qeverisës”, thotë Olluri.

“Ne kemi pasur shumë premtime dhe nuk i kemi në plan-program”, thotë Olluri në Pressing.

Drejtori i “Insajderit” ka vërejtje edhe sa i përket diasporës.

“Nuk ka detaje se si mërgata do të investojë në Kosovë. Nuk ka asgjë konkrete. Në programin qeveritar për mendimin tim duhet të cekën datat”, thotë Olluri.

“Nuk ka gjëra konkrete se si joshen investitorët nga diaspora. Mërgata vetëm futet sa për ta mbajtur njëfarë linje komunikimi me votuesit”, theksoi ai.

“Është dashur që Kosova të ketë një konferencë të investimit nga diaspora”, shtoi Olluri.

TË NGJASHME