Pacienti nga Infektiva ankohet për kushtet: Është tmerr me u shtri në këtë krevat

 Pacienti nga Infektiva ankohet për kushtet: Është tmerr me u shtri në këtë krevat

Pasi u infektua me COVID – 19 dhe iu keqësua gjendja ky qytetar u shtri në Klinikën Infektive të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës.





Në një intervistë për emisionin Doktor Plus prodhim i Gazetës Infokus, pacienti ka thënë se është shëruar dhe pret të dalë nga infektiva mirëpo kushtet në të cilat është trajtuar sipas tij janë të tmerrshme.

“Është tmerr një pacient me u shtri në këtë krevat. Edhe pastërtia nuk është në nivel”, ka thënë ai.

Derisa i njëjti ankesa nuk kishte për stafin mjekësor të cilët sipas tij janë kujdesur mjaft mirë për të.

“Stafi kanë qenë shumë të mirë, nuk kam asnjë ankesë janë kujdesur jashtëzakonisht shumë për mu, kanë qenë shumë të kujdesshëm”, ka shtuar ai.

E sipas pacientit simptomat që kishte më së shumti pasi u prek nga virusi ishte kokë dhembja dhe temperatura nga ta cilat edhe iu desh të shtrihej në Klinikën Infektive për trajtim.

Në linkun në vazhdim mund të ndiqni emisionin e plotë





TË NGJASHME