Pacolli nuk ndahet dot nga PDK, e mbështet Totajn në Prizren

 Pacolli nuk ndahet dot nga PDK, e mbështet Totajn në Prizren

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dalë në përkrahje të PDK-së në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Prizreni do të ketë ndryshim rrënjësor me në krye një profesionist si Shaqir Totaj.

“AKR fuqishëm mbështet kandidaturën e Totajt për kryetar si adresa e duhur për zhvillim dhe progres.

Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Prizren që ta mbështesim Shaqir Totajn si adresën e vetme politike në krye të këtij kryeqyteti kulturor të Kosovës”, ka shkruar ai.

TË TJERA