Pandora Papers: Gazetari e pëson keq kur e pyet kryeministrin çek për skandalet e tij

 Pandora Papers: Gazetari e pëson keq kur e pyet kryeministrin çek për skandalet e tij

Kryeministri çek Andrei Babis është mërzitur dukshëm kur një gazetar i BBC u përpoq t’i drejtohej atij për t’i bërë pyetje në lidhje me emrin e tij që është përfshirë në çështjen e shumëpërfolur ‘Pandora Papers’.





Sipas shifrave të rrjedhura në mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar trazira në opinionin publik, politikani çek ka investuar 22 milionë dollarë në kompanitë që kanë shërbyer në blerjen e Kullës Bigo në Mougins në Francën jugore.

Babis u mbrojt në lidhje me këtë çeshtje duke u shprehur:

“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë të paligjshme ose të keqe. Por, kjo nuk i ndalon ata të përpiqen të më diskreditojnë dhe të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare në Republikën Çeke,” tha ai në llogarinë e tij në Twitter.

Megjithatë kryeministri çek nuk mund të fshihte zhgënjimin e tij kur një gazetar i BBC-së u afrua për t’i marrë një koment ose shpjegim më të mëtejshëm për rastin.

Përballë kamerës së BBC -së, shihet që Babis largohet me shpejtësi duke i thënë gazetarit se herën tjetër ata do të duhet të kërkojnë lejen e tij për të bërë foto.

Ndërsa gazetari e ndjek atë me kamera, duke pyetur pse zgjodhi të përdorte një kompani offshore për të blerë prona të paluajtshme në Francë, një nga burrat që shoqëronte politikanin shtyn gazetarin.

Politikani çek më pas duket sikur pranon të flas për rrjetin britanik, por në vend që t’i përgjigjet pyetjes së bërë nga gazetari, ai zgjedh të përsërisë se ai nuk kishte leje për ta filmuar.





TË TJERA