Papërgjegjësi totale në FFK – zyrtari për media i ikën punës duke gënjyer gazetarin

 Papërgjegjësi totale në FFK – zyrtari për media i ikën punës duke gënjyer gazetarin

Në Federatën e Futbollit të Kosovës po vazhdon papërgjegjësia totale ndaj medieve. Gazeta online “Insporti” tash e një kohë është duke u sabotuar nga FFK për shkak të raportimeve rreth punës së saj, keqpërdorimeve e skandaleve të ndryshme që ndodhin brenda saj.

Skandali i fundit ishte mos dërgimi i ftesës për familjën e legjendës së futbollit, të ndjerit Fadil Vokrri, për ndeshjen e fundit të Përfaqësueses së Kosvoës kundër Spanjës, në stadiumin që mban emrin e tij.

“Insporti” ka kërkuar sqarime nga ana e FFK-së duke kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe e-mail por që nuk ka marrë asnjë përgjigje deri më tani.

Redaksia ka vendosur të publikojë bisedën me një nga zyrtarët e zyrës për media të FFK-së me gazetarin e redaksisë rreth kësaj çështje.

Në këtë bisedë, gazetari Elion Sveqla, insiston që të merr përgjigjen e pyetjes që ai e shtron, por që zyrtari i medies i ikën punës duke i thënë se do t’i përgjigjet nëpërmjet e-mailit.

Pas përfundimit të bisedës, gazetari Sveqla dërgon pyetjen nëpërmjet e-mailit, ashtu siç ia kërkoi zyrtari për media i FFK-së.

Pra, krejt në fund të bisedës dëgjohet qartë zyrtari i FFK-së duke i thënë se do t’i përgjigjet nëpërmjet e-mail.

Biseda është zhvilluar me datën nëntë shtator, një ditë pas ndeshjes me Spanjën. Po ashtu, në po të njëjtën ditë është dërguar e-mail, por që zyra për medie nuk i ka kthyer përgjigje redaksisë së “Insportit”.

Sot është data 13 shtator dhe ende nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre.

Kjo qasje e FFK-së ndaj gazetës online “Insporti” është në vazhdimësi duke i mohuar të drejtën e kryerjes së punës.

Zyra për media tash e një kohë nuk ka akredituar asnjë gazetar/e të redaksisë “Insporti” për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, por edhe portalet të tjera të cilat nuk janë në një vijë me FFK-në po sabotohen nga këta të fundit.

Pasi vendet janë të mbushura me gazetar/e që janë në një linjë me FFK-në.

Gazeta online “Insporti” do të vazhdojë të raportojë drejtë dhe korrekt për të gjitha zhvillimet në sportin vendor, ashtu siç ka bërë që nga themelimi.

Ftojmë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Shoqatën e Gazetarëve të Sportit të reagojnë ndaj FFK-së dhe t’i dalin në mbrojtje redaksisë së “Insportit”.

Më poshtë biseda:

Zyrtari i FFK-së: “Alo”

Gazetari i “Insportit”: “Alo, jam gazetar prej portalit Insportit. A ki veç pak minuta me t’i ba dy-tri pyetje?

Zyrtari i FFK-së: “Veç pak jam nxanë..A mundesh me i dërguar në email në press, se jam në një takim”

Gazetari i “Insportit”: “Po veç një pyetja a muj me ta ba?”

Zyrtari i FFK-së: “hin press-ffkkosova.com”

Gazetari i “Insportit”: “po, po, veç ta kisha ba një pyetje të shpejtë, a muj?”

Zyrtari i FFK-së: “urdhno, urdhno, veç shpejtë…”.

Gazetari i “Insportit”: “a ka naj aryse specifike pse nuk është pajis me biletë Gramoz Vokrri, për ndeshjen me Spanjën?”.

Zyrtari i FFK-së: “dërgo në email edhe të përgjigjna”.

Gazetari i “Insportit”: “okej..”

Biseda zgjatë një minutë e njëzetë sekonda.

TË TJERA