Para shkollës në Shkup, nxënësit qajnë për shokët që vdiqën tragjikisht në Bullgari

 Para shkollës në Shkup, nxënësit qajnë për shokët që vdiqën tragjikisht në Bullgari

Përpara shkollës fillore Ismail Qemali në Shkup, nxënësit qanë pasi morën lajmin se pesë shokë të shkollës, të gjithë nga një familje, kishin vdekur nga aksidenti tragjik në Bullgari.

11-vjeçari Blerim Bushi i tregoi Reutersit se sa e ka mërzitur lajmi për vdekjen e shokut të tij.

“Ergini ishte shoku im. Ai ishte një djalë shumë i mirë. Shumë i mirë. Më vjen shumë keq që vdiqën”, tha Blerim Bushi.

Ndërkohë Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.

Ai foli për Reuters lidhur me gjendjen shëndetësore e emocionale të vajzës së tij.

TË TJERA