Pasi e rrahën, tre persona ia marrin 50 euro një personit në Podujevë

 Pasi e rrahën, tre persona ia marrin 50 euro një personit në Podujevë





Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Podujevë pasi që fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull e pastaj nga ai i kishin marrë me forcë 50 euro.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 12.06.2021 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pastaj nga ai i kishin marrë me forcë 50 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.





TË NGJASHME