Pensionisti kosovar: Nuk e marr kërqysh vaksinen, veç nëse ma ndalin pensionin

 Pensionisti kosovar: Nuk e marr kërqysh vaksinen, veç nëse ma ndalin pensionin

Ditën e nesërme (e premte) në Prishtinë dhe në të gjitha komunat tjera do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

Por, janë disa persona në moshë të shtyer që kanë rezerva sa i përket vaksinës kundër Covid19.

Dy pensionistë derisa komentojnë situatën e krijuar rreth pandemisë, shprehin bindjen e tyre se vaksina anti-covid rrezikon shëndetin e tyre.

“A din qysh e marr veç me bo m’thonë s’ta dha pensionin, vallai s’kam qare”, thotë njëri nga ta.

“Jo, jo s’ta nalë. Të pytë me qef, a po e don a spo e don. Por ty kanë me të xanë frikë ethet”, thotë tjetri.

Ndryshe, vaksinimi i personave 75-79 do të bëhet sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim

TË TJERA