Përballje ‘mbijetese’, këto janë takimet e ditës në Ligën e Parë

 Përballje ‘mbijetese’, këto janë takimet e ditës në Ligën e Parë

Xhiro e 21-të në Ligën e Parë vazhdon siparin me tri ndeshjet tejet interesante këtë të diel, derisa do të zhvillohen tri ‘finale’ mbijetese, shkruan Gazetasheshi.com.

Në Grupi A do të përballen Onix Banja dhe Trepça, si dhe Vushtrria me Drenasin. Këto skuadra ndodhen në pozita të palakmueshme në renditjen tabelare, ndaj përballja ndërmjet tyre mund të vendos gjithçka.

Në Grupin B do të zhvillohet një tjetër përballje interesante, ndërkohë që do të ballafaqohen Ferizaj dhe Kika.

Të gjitha këto takime do të nisin nga ora 15:00 dhe do të mund t’i mësoni të gjitha rezultatet në kohë reale nga Gazeta “Sheshi”.

E diel 04/04/2021

Grupi A

Onix Banja – Trepça
Vushtrria – Drenasi

Grupi B

Ferizaj – Kika.

TË NGJASHME