Përçarje në parti? Ky zyrtar shkon në RTV DUKAGJINI pa lejen e partisë – sqarohet PDK-ja

 Përçarje në parti? Ky zyrtar shkon në RTV DUKAGJINI pa lejen e partisë – sqarohet PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se vazhdon t’i bojkotojë emisionet e RTV Dukagjinin.

PDK-ja ka sqaruar se i ftuari i sotëm në këtë televizion Lirak Çelaj, nuk i përfaqëson qëndrimet zyrtare të kësaj partie.

Njoftimi i plotë i PDK-së:

Sqarim për media

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotojë RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.

Duke falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media.

Ju faleminderit!

TË NGJASHME