Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për herë të katërt: Zyra e tij bën një reagim të ashpër

 Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për herë të katërt: Zyra e tij bën një reagim të ashpër

E ashtuquajtura Zyra për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pasi që institucionet e Kosovës nuk e kanë lejuar që të bëjë vizitë drejtorin e saj, Petar Petkoviq.

“Është hera e katërt që autoritetet në Prishtinë nuk e kanë lejuar vizitën e Petkoviq”, thuhet në një qëndrim të zyrës.

Sipas tyre, veprime të tilla i largojnë palët në procesin e dialogut, prej ku kanë dalë marrëveshje e që thuhet se nuk po respektohen.

“Në secilën ditë e me secilën lëvizje, Albin Kurti po na distancon nga dialogu dhe procesi për normalizim të marrëdhënieve dhe me moslejime të tilla ai direkt po i thyen të gjitha marrëveshjet për liri të lëvizjes dhe vizitat zyrtare, plus kësaj që ai nuk i respekton as marrëveshjet tjera”.

TË TJERA