Polici serb kontrollon dokumentet, shqiptari i Kosoves ia lëshon me zë këngën e Adem Jasharit

 Polici serb kontrollon dokumentet, shqiptari i Kosoves ia lëshon me zë këngën e Adem Jasharit

Një shqiptari nga Kosova ka realizuar një dëshirë të tij, duke kaluar kufirin Kosovë – Serbi me këngën kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.





Shkëlqim Bega, ka shpërndarë video në rrjetin social “Tiktok”, ku edhe ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e tij.

Video tashmë është bërë virale në rrjete sociale, duke u shpërndarë gjithandej nga shqipfolësit.

“E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar ai sipër videos që është pëlqyer mbi 100 mijë njerëz, dhe ka grumbulluar mbi 3 mijë komente, transmeton telegrafi.

Rrjeti social “TikTok”, po vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga përdoruesit e saj, e sipas të dhënave ky aplikacion numëron më shumë se një miliard përdorues. Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë gjatë karantinës në vitin 2020.

@boksieri.ktu

E kam pas fiksim me i kalu me ket keng ne kufinin Kosov-Serbi . 🇦🇱🔥 ##albania ##kosovo ##fyp ##viral

♬ original sound – Shkelqim Bega ( Çimi )





TË TJERA