Policia me pika kontrolli në Prishtinë, ndalon shoferët me xhama të zi

 Policia me pika kontrolli në Prishtinë, ndalon shoferët me xhama të zi

Policia e Kosovës gjatë një pike kontrolli te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, po ndalon automjetet me xhama të zi.

Sipas raportimeve në media, këto kontrolle po i shpëtojnë vetëm automjetet që kanë nga fabrika xhama të tillë, ndërsa të gjithë ata që i kanë montuar më vonë duhet t’i largojnë.

Kujtojmë, se Policia e Kosovës gjatë javëve të fundit ka shtuar kontrollet për shkelësit në komunikacion.

TË TJERA