Politikani austriak: Kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Evropë

 Politikani austriak: Kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Evropë

Hannes Sëoboda, politikan socialdemokrat austriak, anëtar i Parlamentit Europian për gati dy dekada, ka thënë se kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Evropë.

Ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po të thuhej kjo deklaratë për kryeministrat e mëparshëm, do të na bombardonin mediat.

Postimi i tij i plotë:

E dëgjova prezentimin gati një orësh të Kryeministrit të Kosovës në Karl-Renner-Institut në Vjenë. Pothuajse në fund të prezentimit u inkuadrua me një koment Hannes Sëoboda, politikan socialdemokrat austriak, anëtar i Parlamentit Europian për gati dy dekada. Komenti i tij ishte i shkurtë: “We need more people like Albin Kurti in Europe” (Kemi nevojë për më shumë njerëz si Albin Kurti në Europë).

E di që nuk do ta thoshte, por po ta thoshte Sëoboda këtë për kryeministrat e mëparshëm, do të na bombardonin mediat. E ka thënë për Albin Kurtin, prandaj mediat në Kosovë çele gur gojën.

TË TJERA