Prishtina e mposht Llapin para ndeshjeve në garat evropiane

 Prishtina e mposht Llapin para ndeshjeve në garat evropiane

Prishtina dhe Llapi kanë zhvilluar një miqësore, para garave evropiane, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja e cila është zhvilluar në Gjakovë i ka takuar Prishtinës, duke e mposhtur Llapin me rezultat prej 3:1.

Pjesa e parë ka mbaruar në mënyrë të barabartë prej 1:1, të parët në avantazh ishin të besuarit e Zekrija Ramadanit me golin e shënuar nga debutuesi Bleart Tolaj, në minutën e 17-të.

Ndërsa llapjanët pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë e barazuan rezultatin me anë te Firmino.

Franksioni i dytë filloj ende më mirë për Prishtinë, ku me dy gola te John e fituan edhe ndeshjen miqësore.

John së pari golin e epërsisë e realizoj në minutën e 47-të, kurse të dytin në minutën e 55-të.

Prishtina me 22 qershor në Elbasan do të luajë ndeshjen e parë parakualifikuese ndaj Folgore, kurse Llapi me 15 qershor e mëson kundërshtarin për UEFA Konferencë Ligë.

TË NGJASHME