Probleme të mëdha te Vëllaznimi, futbollistët bojkotojnë stërvitjet

 Probleme të mëdha te Vëllaznimi, futbollistët bojkotojnë stërvitjet

Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” siç duket është në telashe të mëdha sa i përket anës financiare.

Ditë më parë kryetrajneri i klubit, Granit Begolli, dha dorëheqje. Në disa faqe të afërta me klubin gjakovar u raportuar se arsyeja e largimit ishte shkaku i problemeve financiare. Një gjë të tillë nuk e kanë pranuar drejtuesit e klubit të cilët kishin deklaruar se për arsyeje personale ka dhënë dorëheqje.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht nga burimet afër klubit se futbollistët nga dita e hënë nuk janë duke dalë në stërvitje për arsyeje se nuk e kanë marrë pagën e fundit.

Gjithashtu, redaksia jonë mëson se premtime është duke pasur vazhdimisht nga drejtuesit e klubit.

“Kuqezinjtë” aktualisht janë duke e kryesuar renditjen tabelare në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë me 17 pikë të mbledhura

TË TJERA