Profesori universitar: Tani ne duhet të diskutojmë me Serbinë, se ku mund të shkojnë forcat speciale brenda Kosovës

 Profesori universitar: Tani ne duhet të diskutojmë me Serbinë, se ku mund të shkojnë forcat speciale brenda Kosovës

Profesori universitar, Avdi Smajlaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri dhe bisedimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe, në Bruksel, që është duke vazhduar edhe më tani.





Sipas Smajlajt, deklarimi i Besnik Bislimit, për arritjen e marrëveshjes me palën serbe, është kthim mbrapa për Kosovën.Sipas pikës tre, Smajlaj, thotë se tërheqja e Njësisë Speciale, shkakton faktin që tani e tutje duhet të diskutohet me Serbinë, se deri ku mund të shkojnë forcat speciale brenda Kosovës dhe sa mund të qëndrojnë ato.
“Sfidim i autoritetit dhe sovranitetit të shtetit”, e quan këtë veprim, profesori universitar.
Shkrimi i plotë:Sipas pikes se marreveshjes per terheqjen e forcave speciale, tash ne duhet te diskutojme me Serbine dhe te merremi vesh me Serbine, se ku mund te shkojne forcat speciale brenda Kosoves dhe sa mund te qendrojne ato.
Hapa prapa.
Sfidim i autoritetit dhe sovranitetit te shtetit.





TË TJERA