Publikimi misterioz i Paqaradës në rrjetet sociale ‘mesazh’ për Challandes

 Publikimi misterioz i Paqaradës në rrjetet sociale ‘mesazh’ për Challandes

Leart Paqarada ishte grumbulluar për ndeshjet e marsit nga Bernard Challandes, mirëpo në tri takimet e zhvilluara nga “Dardanët” për të nuk pati asnjë minutë, shkruan Gazetasheshi.com.

Mos angazhimi në asnjërën nga ndeshjet duket se e ka nevrikosur anësorin e St.Paulit, i cili ka patur një mesazh enigmatik për selektorin e Kosovës.

Gjërat nuk janë mirë mes tyre duket, sidomos pas deklaratës së trajnerit pas humbjes 3-1 nga Spanja, ku me dashje apo pa dashje, tha se e ka inkuadruar Benjamin Kolollin para Paqaradës sepse “është më i mirë”.

Kjo me gjasë e ka irrituar Paqaradën që përmes një postimi në instastory, ka reaguar duke shkruar “U kry..”.

Mbetet të shihet nëse Paraqara do ta ketë patur këtë sinjal për selektorin Challandes, apo ka aloduar në diçka tjetë.

 

TË NGJASHME