Putin shpreh ngushëllime për viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari

 Putin shpreh ngushëllime për viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari

Russian President Vladimir Putin listens to the head of Russian Federal Taxation Service Daniil Yegorov during their meeting in Moscow, Russia, Monday, Nov. 22, 2021. (Mikhail Metzel, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shprehur për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari, ku humbën jetën 26 viktima, nga të cilët 12 ishin fëmijë.

Putin i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas, Stevo Pendarovski ku shkruan:

Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona të thella në lidhje me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit të martën.

Putin kërkoi që “të përcjellë fjalët e ngushëllimit dhe mbështetjes së sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”

TË TJERA