Qentë gjurmues gjermanë zbulojnë COVID-19 me saktësi deri në 94%

 Qentë gjurmues gjermanë zbulojnë COVID-19 me saktësi deri në 94%

Një klinikë veterinare gjermane ka trajnuar qen gjurmues, për të zbuluar koronavirusin e ri me saktësi 94%, në mostrat e pështymës njerëzore.

Qentë janë të kushtëzuar të nuhasin “erën e koronës” që vjen nga qelizat tek njerëzit e infektuar, tha Esther Schalke, një veteriner në shkollën e forcave të armatosura të Gjermanisë për qentë e shërbimit, përcjellë Klan Kosova.

Dy prej qenve të llojit të tillë, siç shkruan weforum, po trajnohen në Universitetin e Mjekësisë Veterinare të Hanoverit.

“Ne bëmë një studim ku kishim qen duke nuhatur mostra nga pacientë pozitivë me COVID dhe mund të themi se ata kanë një probabilitet 94% në studimin tonë … që ata t’i nuhasin ata”, tha Holger Volk, kreu i klinikës veterinare .

“Kështu që qentë mund të nuhasin me të vërtetë njerëz me infeksione dhe pa infeksione, si dhe pacientë asimptomatik dhe simptomatik të COVID,” shtoi ai.

Në Finlandë, qentë gjurmues për të zbuluar koronavirusin e ri filluan nuhatjen e mostrave të pasagjerëve në aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës shtatorin e kaluar, në një projekt pilot së bashku me testimin më të zakonshëm në aeroport.

Aeroporti ndërkombëtar Santiago i Kilit po përdor gjithashtu detektorë qensh.

TË NGJASHME