Qeveria kompenzon dëmet në Bujqësi për 2460 fermerë

 Qeveria kompenzon dëmet në Bujqësi për 2460 fermerë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është aprovuar kërkesa e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore për periudhën Janar – Tetor 2021 me vlerë të mjeteve rreth 1.7 milionë Euro.

Këto mjete do të ndahen për 2460 fermerë nga gjithsej 29 komuna të Kosovës, të cilët janë përzgjedhur në bashkëpunim të ngushtë me komisionet e përcaktuara nga komunat përkatëse.

Përmes këtij buxheti, fermerët do të kompensohen me 36% për dëmet e shkaktuara në ekomonitë e tyre familjare kryesisht në sektorin e hortikulturës, në fushë të hapur dhe në sera.

Ky është vendimi i dytë i Qeverisë së Kosovës brenda 4 muajve lidhur me kompensimin e dëmeve në bujqësi pasi që me vendimin e parë kemi kompensuar dëmet në vlerë prej rreth 1.3 milionë për periudhën Korrik – Dhjetor 2020 apo 30% të vlerës së totalit prej rreth 4.3 milionë.

TË TJERA