Qeveria shkarkon kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut

 Qeveria shkarkon kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut

Lulzim Syla është shkarkuar nga pozita e kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut edhe pse të njëjtit gjatë këtij viti i ishte zgjatur mandati edhe për katër vite.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, duke shfuqizuar vendimin nr. 07/67 të datës 26 shkurt të këtij viti.

Në po këtë datë në mbledhjen e mbajtur nga ish-Qeveria Hoti, ishte marrë vendim që t’i vazhdohet mandati Sylës për katër vite.

“Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për katër (4) vjet për z. Lulzim Syla, në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut”, ishte thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, Syla ka thënë se do t’i ndjekë rrugët ligjore.

TË TJERA