QKUK: Më shumë kufoma nga koronavirusi, sesa vetura që t’i bartin ato

 QKUK: Më shumë kufoma nga koronavirusi, sesa vetura që t’i bartin ato

Brenda 30 minutave, tri arkivole në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u bënë gati që t’i bartin trupat e të vdekurve nga koronavirusi.





Mbi 20 familje kosovare do të kenë ceremoni mortore për familjarët e tyre, të cilët vdiqën si pasojë e komplikimeve të koronavirusit.

Blerim Nreci, menaxher në kompaninë për bartje kufomash “Funerali”, ka bërë të ditur se që nga gushti i vitit të kaluar e deri më tani janë hapur mbi 2300 varre për personat që vdiqën nga komplikimet e Covid-19.“Që nga gushti i kalun, kompania jonë mbi 2300 raste i ka aranzhu. Është e rëndë kjo”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është përballur me raste të rënda përgjatë këtyre ditëve.

“Fatkeqësisht rasti më i rëndë ka qenë para dy dite, ku një foshnjë tre javëshe humbi jetën nga covid-19, ndërsa kishte edhe shtatzëna”, ka shtuar tutje ai.

Ata që merren me transportin e kufomave, kanë thënë se nuk kanë ardhur kurrë në një situatë që të kenë më shumë kufoma se automjete për t’i transportuar ato drejt varrezave.





TË NGJASHME