“Raketat ninxha” që po përdor Izraeli ndaj Hamasit

 “Raketat ninxha” që po përdor Izraeli ndaj Hamasit

Një makinë e bombarduar në Rripin e Gazës së fundmi ka rritur dyshimet se Izraeli ka zhvilluar një lloj të re rakete, të njohur me emrin “Raketat ninxha”.

Makina shpërtheu gjatë një sulmi të forcave ajrore izraelite, për të cilin IDF u shpreh se eliminoi një operativ të lartë të Hamasit.

Ushtria izraelite nxorri një video të sulmit ajror ku tregohet sesi shpërthejnë dritaret dhe dyert e makinës, por pjesa tjetër e saj mbeti e paprekur dhe vijoi të ecte dhe për disa metra të tjerë deri sa ngeci në një rrethrrotullimi.

Sipas ekspertëve mënyra e dëmtimit të makinës është e ngjashme, edhe pse jo identike me dëmin e shkaktuar nga R9X “raketa ninja” që përdorin një kombinim të forcës së plotë dhe gjashtë teheve të gjata për të copëtuar objektivat. Kjo armë është përdorur më herët nga SHBA në Libi, Siri dhe Irak.

Lëvizje te postimet

TË TJERA