Ramadani e zbulon kur do të luajë Besart Berisha

 Ramadani e zbulon kur do të luajë Besart Berisha

FC Prishtina nuk ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Ulpianës, ku ka barazuar 1-1, shkruan Sheshi.info

Pas takimit, trajneri Zekirija Ramadani është prononcuar për Art Sport, ku ka komentuar ndeshjen në përgjithësi.

“E para, unë mendoj që ndeshjet këtë sezon nuk jemi duke i nisur ashtu siç duhet, në çdo ndeshje përveç Feronikelit kemi pranuar gol. Disa të lehtë, disa përshkak të gabimeve tona, por i takon edhe merita kundërshtarëve për disa nga golat e shënuar”.

“1-1 rezultati më brengos, pasi kishim një skuadër që nuk ka objektiva të njëjta sikurse ne, të paktën nga ato që kanë deklaruar. Brenda 7 xhirove kemi 2 karton të kuq, kjo është e pafalshme. Unë vazhdoj të ia rikujtoj lojtarëve përpara çdo takimi, kujdes nga VAR-i”.

“Çdo stërvitje, ia përmendi punën e VAR-it. Duhet të kemi më shumë kujdes. Ne duhej të merrnim mësim nga ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit. Çasja në ndeshje është me vonesë, jo vetëm me Ulpianën por edhe në të tjerat. Duhet të punojmë në këtë drejtim dhe në punën e VAR-it”.

“Besart Berisha do të na ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të kampionatit, por do t’i ndihmojë gjithashtu të rinjtë e skuadrës që janë në pjesën ofanzive. Pas pauzës së kombëtareve, ai do ta marrë veten dhe pritet të luajë”, ka thënë për Art Sport trajneri i Prishtinës.

Ndeshja e radhës për “Plisat” do të jetë ndaj Dritës në Gjilan.

TË TJERA