Ramush Haradinaj paralajmëron protesta kundër Qeverisë

 Ramush Haradinaj paralajmëron protesta kundër Qeverisë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmani, që të reagojë ndaj refuzimit të projektit të gazit amerikan për Kosovën.





Ai ka thënë se populli do të reagojë ndaj kësaj.

“Populli ka me u çu në referendum ose në protesta nesër, se s’kanë me e cu deri në fund këtë punë. I bëj thirrje presidentes të mos fshehet, mos u fsheh, mosgatishmëria me i vazhdu etapat, nuk është pak për Kosovën, kjo ka pasoja”, ka thënë ai.

Haradinaj në një konferencë për media tha se Kurti i ka plotësuar të gjitha kushtet për të dhënë dorëheqje.

“Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rrezikuar shtetin e Kosovës dhe partneritn me SHBA-të. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet të jap dorëheqje, mbetja e tij në këtë detyrë qoftë edhe për një ditë të vetme është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën. Unë me kohë e kam vërejtur se është mashtrues e i rrezikshëm për vendin”, tha Haradinaj.





TË TJERA