Reagime të shumta për listën e Kosovës U17, trajnerë të shumtë kërkojnë llogari nga selektori Abazi

 Reagime të shumta për listën e Kosovës U17, trajnerë të shumtë kërkojnë llogari nga selektori Abazi

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill, derisa në lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.

Por me listën e lojtarëve të ftuar nuk janë të kënaqur të gjithë trajnerët e grupmoshave në Kosovë.

Mehmet Agushi, trajner i grupmoshave të 17 vjeçarëve të Llapit ka thënë për Gazetën “Sheshi” se është shqetësuese se si nuk ka asnjë futbollistë nga skuadra e tij në listë, ani pse tani e dy vite qëndrojnë në pozitat e para të klasifikimit.

“Është shqetësuese fakti se si po përzgjidhen të rinjtë për ta prezentuar reprezetacionin Kosovar tek gjeneratat e reja. KF Llapi garon qe disa vite në nivelin më të lartë të garave për këtë grupmoshë në vend “Kadetë Superliga”. Këtë vit njëjtë si vitin e kaluar jemi në vendin e dytë në nivel vendi, dhe është shqetësuese që asnjë lojtarë nuk është ftuar për ta prezentuar Kosovën, ndërsa ekipet tjera që garojmë së bashku e që janë deri në 4 pozita më poshtë, patën dy ose tre e qe besa edhe katër lojtarë. Unë kam fituar bindjen që kriter për t’u bërë pjesë e reprezentacionit është gjithçka përpos performancës së këtyre djelmoshave. Kërkojmë të paktën një përgjigje nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe?”, ka thënë Agushi.

Në lidhje me listën ka reaguar edhe trajneri tjetër i grupmoshave, Bekim Bakaj. Ai ka shprehur indinjatën e tij në lidhje me mos ftesën e asnjë futbollisti nga Regjioni i Prizrenit.
“Kisha pas deshirë me ditë ,se me çfarë kritere zgjedhen dhe ftohen lojtarët në Perfaësuesën U17. Në qoftëse përcillen nëpër kampionatet e tyre ku bejnë garat, athua futbolli në garat e U17 luhet vetëm në një apo dy regjione apo në tërë teritorin e Kosovës. Kisha pasur deshirë që dikush të ma shpjegoj këtë përzgjedhje te U17“, ka shkruar Bakaj.

Reagime në lidhje me listën ka patur të shumta, ndërkohë që ka patur edhe të atillë që pajtur me të.

TË NGJASHME