Reagon OVLUÇK-ja për marrëveshjen e arritur në Bruksel

 Reagon OVLUÇK-ja për marrëveshjen e arritur në Bruksel

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.





Sipas tij për një marrëveshje të tillë nuk është dashur fare të negociohet për pjesën ku thuhet se KFOR-i do të vendoset në të dyja pikat kufitare me Serbinë.

Postimi i plotë i tij:

Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina.
Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur.
Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel.
Bisedime e marrëveshje teknike mund të ketë por jo edhe zgjidhje politike të problemit. E, zgjidhja më e mirë politike e problemit, bëhet vetëm me Kosovën Lindore në tavolinën e bisedimeve.





TË TJERA