Refuzoi projektin për gazin amerikan, Miftaraj: S’pritet diçka më mirë prej një qeverie praktikante dhe amatore

 Refuzoi projektin për gazin amerikan, Miftaraj: S’pritet diçka më mirë prej një qeverie praktikante dhe amatore

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti, për refuzimin e projektit të gazit amerikan.





Ai e ka quajtur Qeverinë “praktikante dhe amatore”.

“Qeveria refuzon projektin e gazit. Nuk pritet diçka më mirë prej një qeverie e përbërë prej praktikantëve dhe amaterave! Qeveri që mendon se me propagandë dhe fjale të bukura qeveriset dhe mbahet shteti”, ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kanë refuzuar projektin, pasi kanë nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt për ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit. Ajo ka theksuar se MCC ka afate strikte kohore zbatimin e programit të kompaktit.





TË TJERA