Rrahmani: Është kënaqësi të luaj me këta dy futbollistë te Napoli

 Rrahmani: Është kënaqësi të luaj me këta dy futbollistë te Napoli

Mbrojtësi i Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli,  Amir Rrahmani, ka folur për Kalidou Koulibalu dhe Victor Osimhen në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli.

Ai ka thënë është kënaqësi që luajë me ta në një ekip. “Koulibaly? Është një njeri i mirë dhe një lojtar i fortë, është te Napoli prej vitesh. Për mua është një privilegj të luaj me atë”.

Për Osimhen: “Është shumë i fortë, veçanërisht në dyluftimet me kundërshtarët”.

Në lidhje me luftën për titull në Serie A, Rrahmani ka qenë i shkurtër. “Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe tani do të rinisemi pas kombëtareve. Jemi të gjithë gati të japim maksimumin, presim të shohim çfarë do të ndodhë”.

TË TJERA