Rrëfimi i banorit nga Suhodolli: Çdo e treta shtëpi ka bitcoina

 Rrëfimi i banorit nga Suhodolli: Çdo e treta shtëpi ka bitcoina

Një banori të lagjes Suhodoll në veri të Mitrovicës brenda një kohe të shkurtër i janë ofruar tri oferta për ta lëshuar tavanin e shtëpisë me qira për të vendosur pajisje të cilat prodhojnë valuta digjitale.

I njëjti thotë se ata që i kërkuan për ta lëshuar tavanin me qira patën edhe disa kërkesa. Çmimet e qirasë për pajisje të prodhimit të valutave digjitale sipas banorit vendosen për copë të pajisjes që prodhon valuta digjitale.

“Po këtu të mos them çdo shtëpi, çdo e treta shtëpi ka bitcoina”, ka thënë qytetari për Kallxo.com.

Oferta të tilla sipas tij ka të shumta dhe e gjithë kjo pasi që të njëjtat pajisje shpenzojnë shumë energji elektrike ndërsa në veri të Kosovës nuk paguhet energjia nga banorët.

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tash e 21 vite nuk paguajnë energji elektrike.

Qeveria e Kosovës, çdo vit ndan më shumë se 10 milionë euro për shpenzimet e energjisë elektrike që shfrytëzohet nga ana e banorëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicën Veriore.

TË TJERA