SC Gjilani afër marrëveshjes me portierin e njohur

 SC Gjilani afër marrëveshjes me portierin e njohur

Sport Club “Gjilani” është duke përgatitur maksimalisht për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë në Superligën e Kosovës.

“Kuqebardhët” deri më tani kanë arritur t’i transferojne pesë futbollistë mjaftë cilësorë.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se klubi gjilanas është afër marrëveshjes me portierin, Arion Ymeri.

Ymeri së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës ku kishte qenë titullar i padiskutuar.

Kujtojmë që Gjilani deri më tani ka transferuar Albert Dabiqajn, Yll Hoxhën, Arbër Prekazin, Elton Cale dhe argjentinasin Aguston Torassa.

 

TË NGJASHME