SHBA kërcënon hapur Turqinë: Hiqni dorë nga “S-400”, ju presin sanksione të rënda

 SHBA kërcënon hapur Turqinë: Hiqni dorë nga “S-400”, ju presin sanksione të rënda

Ambasadori amerikan në Ankara, David Suthefield kishte një kërcënim të qartë, të drejtpërdrejtë për Turqinë lidhur me sistemin raketor rus që ka blerë Erdogan.

“Çështja e S-400-s nuk është një çështje që mund të zgjidhet në një mënyrë dinake. Zgjidhja mund të vijë vetëm nëse Turqia braktis S-400. Sistemi raketor “S-400” është i papajtueshëm” tha ai.

Sutherfield ka kërcënuar Turqinë me sanksione të ashpra nëse vendos të blejë më shumë armë nga Rusia. “Nëse Turqia nënshkruan një marrëveshje të re tregtare-ushtarake me Rusinë sanksionet do të jenë më të rënda” tha ai

TË NGJASHME