SHBA: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin

 SHBA: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka deklaruar edhe një herë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë.





Nëpërmjet një deklarate nga DASH thuhet se dialogu është mekanizmi kryesor për të adresuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Theksojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është mekanizmi kryesor për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Pas javëve të fundit të tensionit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në de-përshkallëzim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin. Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme”, thuhet në kumtesë.





TË TJERA