‘Shpërthimi në autobus ishte akt politik’/ Eksperti bullgar ndez rrjetin

 ‘Shpërthimi në autobus ishte akt politik’/ Eksperti bullgar ndez rrjetin

Aksidenti tragjik në Bullgari, që u mori jetën 46 pasagjerëve nga Maqedonia e Veriut, vazhdon të ngrejë shumë hipoteza.

Një ekspert bullgar ka deklaruar në studion e ‘Bulgaria on Air’ se tragjedia mund të jetë një akt politik.

Hristo Radkov, kryetar i Shoqatës së Shoferëve Bullgarë, tha se ka shumë gjasa që zjarri të jetë shkaktuar nga një shpërthim.

Sipas tij, duket shumë e vështirë që karburanti të merrte flakë në atë mënyrë dhe të digjej aq shpejt.

“Edhe nëse pasagjerët do ishin në gjumë, sërish do kishin kohë të reagonin. Por zjarri shpërtheu jashtëzakonisht shpejt,” tha ai, duke i hedhur flakë teorive konspirative në rrjet.

“Ka shumë mënyra se si një autobus mund të marrë flakë, por ky është një autobus i ri, me materiale që nuk digjen- prandaj them se aty brenda diçka po digjej me shumë forcë”, tha Radkov.

Kryetari i Shoqatës së Shoferëve të Bullgarisë është i bindur se rruga nuk është shkak për aksidentin, edhe pse ajo nuk është ri-asfaltuar prej 15 vitesh.

TË TJERA