Shqipëria publikon listën e lojtarëve për dy miqësoret kundër Kosovës

 Shqipëria publikon listën e lojtarëve për dy miqësoret kundër Kosovës

Kombëtarja e Shqipërisë në kuadër të grupmoshave U19 të dielën do të fillojë seancat përgatitore para dy ndeshjeve miqësore që do t’i zhvillojnë kundër Kosovës.

Në krye me trajnerin Armando Cungu, lojtarët e grumbulluar do të zhvillojnë parapërgatitjet dhe ndeshjet miqësore kundër “Dardanëve” nga data 13 deri më 18 qershor në stadiumin “Elbasan Arena”, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me datën 16 qershor me fillim nga ora 18:00, kurse ndeshja e dytë me datën 18 qershor në ora 10:00, ku të dy këto përballje zhvillohen në “Elbasan Arena”.

Trajneri i Shqipërisë U-19, Armando Cungu ka bërë publike sot listën me 25 lojtarët e grumbulluar, të cilët janë pjesë e kampionateve evropiane dhe atij shqiptar. Nga kampionatet evropiane janë të grumbulluar gjithsej 11 lojtar.

Listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret kundër Kosovës e gjeni më poshtë.

Henrik Weiper – Portier – FC Mainz

Leon Kozi – Portier – KF Tirana

Simon Simoni – Portier – FC Shënkolli

Laert Papa – Mbrojtës – AEK Athens

Rildi Greca – Mbrojtës – Internacional

Erion Zebeli – Mbrojtës – Oxford United

Ernaldo Krasniqi – Mbrojtës – Huddersfield

Frangeld Tinaj – Mbrojtës – FC Metz

Flori Spahija – Mbrojtës – KF Vllaznia

Christos Betezelis – Mbrojtës – Watford

Arbër Bytyqi – Mbrojtës – KF Laçi

Leandro Frroku – Mesfushor – Panathinaikos

Henri Nerguti – Mesfushor – Internacional

Paulo Pjeshka – Mesfushor – KF Vllaznia

Klevi Qefalija – Mesfushor – KF Tirana

Rejan Alivoda – Mesfushor – KF Vllaznia

Stiven Bibo – Mesfushor – Internacional

Dion Ahmetaj – Sulmues – FC Westchester

Albi Shpuza – Sulmues – KF Shkodra

Rigel Tepshi – Sulmues – KF Teuta

Zajsar Arapi – Sulmues – Offenbach

Dejvid Janaqi – Sulmues – Apollon FC

Dion Veliqi – Sulmues – Randers FC

Arbër Pengu – Sulmues – KF Pogradeci

Klevis Dragaj – Sulmues – Shkëndija Tiranë.

TË NGJASHME