Shqipja nuk di të ndalet, reagon pas sqarimit të Anës: E lini gruan të flejë me shokë…

 Shqipja nuk di të ndalet, reagon pas sqarimit të Anës: E lini gruan të flejë me shokë…

Ditën e djeshme, puntata e radhës së ‘Përputhen’ ju dedikua pothuajse plotësisht skandalit të fotove të Anës me Arjonin.

Ana u përpoq të sqaronte se ky është thjesht një rreng nga ana e Arjonit, sepse ajo, atë natë shkoi pranë tij, pasi ai i kërkoi ndihmë se ishte i sëmurë.

Ndër të tjera, Ana tha me siguri të lartë, se do ta dërgojë Arjonin në gjykatë dhe se e ka denoncuar atë.

Mirëpo pas kësaj deklarate të Anës, Shqipja ka reaguar përsëri, duke mos u ndalur me postime kundër ‘Përputhen’ dhe kundër konkurrentëve.

“Rregullat kryesore sapo u thyen në sy të të gjithë budallenjve. Ca kërcejnë bashkë, pa harruar më skandalozen ca flenë bashkë, por flenë si shokë asgjë më shumë…kushdo nga ju do ta linte të dashurën dhe gruan të flejë me një shok, s’ka problem. Rrofshin rregullat kryesore. Dhe Po jam Pro femrave të vërteta”, shkruan Shqipja në positmin e saj në Instastory.

TË NGJASHME